Ermal Sadiku: Sonte do ta votoja Hashim Thaçin për president, me i tregu Serbisë dhe Speciales në emër të kujt po marrin vendime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se sonte do ta votonte Hashim Thaçin për president. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se këtë do ta bënte që t’i tregohet Speciales dhe Serbisë se në emër të kujt po marrin vendime. “Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë…

Lajme

16/09/2026 20:28

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se sonte do ta votonte Hashim Thaçin për president.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se këtë do ta bënte që t’i tregohet Speciales dhe Serbisë se në emër të kujt po marrin vendime.

“Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për President të Republikës.

100 vota.

Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, ka shkruar ai./Lajmi.net/