Ermal Mamaqi shoqërohet me Bleonën pastaj e përqesh atë?! (Foto)
Mysafiri i dytë në emisionin e Ermal Mamaqit është Bleona Qerreti dhe si duket dyshja do të na sjellin me të vërtetë shou bashkë.

ShowBiz
Se e ka të ftuar Bleonën, ai ka treguar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, por një foto e publikuar së fundmi është edhe më e veçantë, shkruan lajmi.net.
Në foton e postuar shihet Bleona gjysmë e zhveshur duke i ‘kryer’ shërbim Ermalit.
Si duket kjo është një pjesë e shkëputur nga emisioni, ndërsa ajo çfarë ka rënë në sy përveç pamjes së Bleonës ka qenë edhe mbishkrimi që Ermali ia ka vënë fotos.
‘Kush tjetër përveç @iambleona vishet kshu në Supermarket? Bëj Tag shoqen që del gjithmonë sikur po shkon në Mbrëmje Gala’, janë fjalët e Mamaqit të cilat janë shkruar si në shaka./lajmi.net