Erjona reagon pas fjalëve se “Ronaldos nuk do i rezistonte”, paralajmëron padi për shpifje

Erjona Sulejmani ka reaguar ashpër.

ShowBiz

29/10/2020 13:39

Modelja e njohur shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Itali, Erjona Sulejmani, është emër shumë i komentuar në media e publik, shkruan lajmi.net.

Emri i saj është lakuar shumë, në veçanti kohët e fundit. Kjo për faktin se ajo së fundmi ka qenë pre e disa thashethemeve, ku thuhet se ka bërë një deklaratë për Cristiano Ronaldon, duke shtuar se ‘ai është i vetmi mashkull që nuk do i rezistonte’.

 

View this post on Instagram

 

Një profesionist i vërtetë duhet të informohet para se të shkruajë gjëra kaq të forta dhe false. Para se të shpifë, një person duhet të vendosë dorën në ndërgjegjen e tij. Nuk mund të përdorni njerëz dhe jetën e tyre private për të marrë më shumë pëlqime ose shikime në rrjetet sociale. Para jush keni një grua, një nënë… Jam lodhur çdo javë duke lexuar lajme të rreme për jetën time private. Do t’iu sugjeroja që të vini dorë në ndërgjegjen tuaj dhe të mos shkruani më asnjë rresht që dëmton imazhin, moralin dhe principet e mia, përndryshe do të jem e detyruar t’i drejtohem rrugëve ligjore për çdo lloj shpifjeje ndaj meje! #fakenewsmedia #ignorantpeople #incapabljornalists………………………………………………………………………………………………………………………………………….. Un vero professionista dovrebbe essere informato prima di scrivere cose così forti e false. Prima di calunniare, una persona deve mettere la mano sulla sua coscienza. Non puoi usare le persone e la loro vita privata per ottenere più Mi piace o visualizzazioni sui social network. Di fronte a te hai una Donna, una Madre … Mi stanco ogni settimana di leggere notizie false sulla mia vita privata. Vi consiglio di mettere la mano sulla coscienza e di non scrivere più righe che danneggino la mia immagine, la mia morale e i miei principi, altrimenti sarò costretta a ricorrere a mezzi legali per qualsiasi tipo di calunnia contro di me!

A post shared by Erjona Sulejmani (@erjona_sulejmani) on

Andaj njëherë e mirë ajo ka sqaruar gjithçka nëpërmjet një postimi në Instagram dhe ka paralajmëruar padi për shpifje.

“Një profesionist i vërtetë duhet të informohet para se të shkruajë gjëra kaq të forta dhe false. Para se të shpifë, një person duhet të vendosë dorën në ndërgjegjen e tij. Nuk mund të përdorni njerëz dhe jetën e tyre private për të marrë më shumë pëlqime ose shikime në rrjetet sociale. Para jush keni një grua, një nënë… Jam lodhur çdo javë duke lexuar lajme të rreme për jetën time private. Do t’iu sugjeroja që të vini dorë në ndërgjegjen tuaj dhe të mos shkruani më asnjë rresht që dëmton imazhin, moralin dhe principet e mia, përndryshe do të jem e detyruar t’i drejtohem rrugëve ligjore për çdo lloj shpifjeje ndaj meje”, u shpreh ndër të tjera modelja shqiptare, Erjona Sulejmani./Lajmi.net/