Erion Veliaj dorëzon padinë në Kushtetuese kundër shkarkimit nga Qeveria dhe Këshilli Bashkiak

Mbrojtja e Erjon Veliaj po bëhet gati të dorëzojë kërkesë në Kushtetuese, pas shkarkimit nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Sipas padisë së siguruar nga Top Channel, Veliaj kundërshton në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra: Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të…

Lajme

29/09/2025 09:54

Mbrojtja e Erjon Veliaj po bëhet gati të dorëzojë kërkesë në Kushtetuese, pas shkarkimit nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Sipas padisë së siguruar nga Top Channel, Veliaj kundërshton në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra:

Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të.

Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues.

Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim.

Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore interpretohet vetëm brenda kornizës së nenit 115 të Kushtetutës.