Erion Veliaj del pas më shumë se 5 orëve intervistim nga SPAK

Pas 5 orës e 20 minutash, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë nga ambientet e SPAK, ndërsa për gazetarët ka thënë vetëm një fjali: “Do të flas live”. Pak para se të dilte nga SPAK Veliaj, në ato ambiente u fut Belind Këlliçi, i cili është një nga përfaqësuesit e opozitës që…

Lajme

26/12/2024 14:40

Pas 5 orës e 20 minutash, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dalë nga ambientet e SPAK, ndërsa për gazetarët ka thënë vetëm një fjali: “Do të flas live”.

Pak para se të dilte nga SPAK Veliaj, në ato ambiente u fut Belind Këlliçi, i cili është një nga përfaqësuesit e opozitës që ka ngritur më shumë akuza ndaj kreut të bashkisë së Tiranës. Megjithatë, është e paqartë nëse Këlliçi është thirrur në SPAK për të njëjtën çështje. “Pa merak. Unë jam përherë transparent. Do të futem edhe do t’iu njoftoi”, tha Belind Këlliçi në hyrje të SPAK.

Mësohet se Veliaj do të japë deklarime në lidhje me hetimin e regjistruar nga SPAK për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, BKH me urdhër të SPAK i sekuestroi celularin gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimit që lejoi SPAK-un ta kontrollojë dhe sekuestrojë aparatin telefonik celular.

Në të njëjtin vendim Apeli rrëzoi të njëjtat pretendime të ngritura kundër kontrolleve nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj dhe dy kompani, ambientet e të cilave kaluan në filtrën e agjentëve të BKH..

YouTube player