Eriksen tek Arsenal, Xhaka tek Inter?

Inter do të përpiqet të finalizojë një marrëveshje e cila do të mundësonte shkëmbimin e mesfushorëve Christian Erisken – Granit Xhaka me Arsenal.

Sport

17/11/2020 18:04

Është Corriere dello Sport që raporton se shkëmbimi Eriksen – Xhaka po kërkohet nga Inter, përcjell lajmi.net.

Eriksen pritet të largohet nga Inter në afatin e janarit, pasi nuk ka arritur të bind trajnerin Antonio Conte.

Arsenal është në mesin e skuadrave të interesuara për Eriksen, dhe Inter do të tentojë një shkëmbim me Xhakën.

Ardhja e Thomas Partey tek Arsenal mund të bëjë që Xhaka të pajtohet me një lëvizje drejt Milanos, tek Inter./Lajmi.net/