Eriksen flet për kohën e tij te Totttenham, merr një shembull interesant

Christian Eriksen ka folur për kohën që po kalonte te Tottenham para se të largohej.

Sport

05/02/2020 16:29

Ai theksoi se pas vendimit për t’u larguar, u shndërrua në ‘’delën e zezë’’ te Spurs.

Danezi deklaroi gjithashtu se ai kishte faj për shumëçka, madje edhe për përfundimin e kontratës së tij duke u marrë si ‘djali i keq’ i skuadrës.

‘’Unë kam pasur faj për gjithçka, edhe për të qenurit djalë i keq’’, u shpreh mesfushori BBC sport, përcjell lajmi.net

‘’Anglia ka qenë plot tension në vitet e mia të fundit, në çdo ndeshje thuhej se unë po ikja dhe njerëzit po flisnin për mua’’, shtoi 27-vjeçari.

Të gjitha këto gjëra e kanë irrituar dhe afektuar në lojtarin e Interit, i cili u transferua pak ditë para mbylljes së merkatos.

Eriksen u ble nga Interi për shifrën e 16 milionë funteve, duke qenë ndër transferimet më të përfolura gjatë këtij afati kalimtar. /Lajmi.net/