Erik Fullani dhe Sara Hoxha, po i afrohen martesës?

Erik Fullani, një nga figurat më të komentuar të showbizit shqiptar, ka bërë së fundmi një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale. Gjatë një interviste për Mira Kazhanin, ai shprehu sinqerisht se ka vendosur të ndryshojë dhe të përqendrohet më shumë tek stabiliteti në jetën personale. “Kam vendosur të bëhem çun i mirë…

ShowBiz

24/10/2025 11:38

Erik Fullani, një nga figurat më të komentuar të showbizit shqiptar, ka bërë së fundmi një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste për Mira Kazhanin, ai shprehu sinqerisht se ka vendosur të ndryshojë dhe të përqendrohet më shumë tek stabiliteti në jetën personale.

“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin”, tha Fullani me humor, duke lënë të kuptohet se planet për martesë janë më serioze se kurrë.

Raportet me Sara Hoxhën duket se po afrohen drejt një finalizimi me martesë. Ata janë parë shpesh së bashku në dalje publike dhe evente të ndryshme.

Edhe pse asnjëri nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje, fotografitë dhe vendet që frekuentojnë të dy nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat.
Megjithatë, Fullani ka zgjedhur të mbajë sekret detajet konkrete, duke mos zbuluar as vendin e dasmës, as identitetin e vajzës që e shoqëron. Kujtojmë se Sara është nënë e një vajze, fryt i dashurisë me Ledri Vulën.

Ajo nuk ka bërë deklarata rreth raportit me Erikun, por duket se ka gjetur lumturinë në jetën personale.