Eric Garcia te Barcelona? Lëvizja nuk finalizohe së paku para fundit të Ligës së Kampionëve

Eric Garcia vazhdon të lidhet me rikthimin në ‘Camp Nou’.

Sport

02/08/2020 12:56

Qendërmbrojtësi spanjoll, Eric Garcia, ka fituar pëlqimin maksimal të skuadrës së Barcelonës.

Garcia ka shënuar progres të madhe te Manchester City dhe tani drejtuesit e Barcës e duan të kthehet në ‘Camp Nou’, pasi lojtari ka qenë pjesë e akademisë së Barcës.

Megjithatë, sipas raportimeve të ‘Sport’, ky transferim nuk do të bëhet së paku pa përfunduar Liga e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Garcia dëshiron të rikthehet te Barcelona ose këtë verë, ose si transferim i lirë në vitin 2021.

Mbetet të shihet se çfarë do të përfshijë oferta e Barcelonës për Eric Garcia, nëse do të ketë një ofertë që do të niset drejt zyrave të Manchester City. /Lajmi.net/