Eric Garcia është operuar me sukses

Lojtari i Barcelonës, Eric Garcia ka përfunduar me sukses operacionin në gishtin e madh të dorës së djathtë.

Sport

13/05/2022 18:22

Në ndeshjen e xhiros së kaluar Garcia kishte pësuar lëndim.

Në një duel me njërin nga lojtarët e Celta Vigos ai kishte thyer gishtin e madh të dorës së djathtë.

Sot Barcelona kanë njoftuar se lojtari ka përfunduar me sukses operacionin e tij, përcjell lajmi.net.

Kështu sipas raporteve në Spanjë, lojtari nuk përjashtohet që të jetë me ekipin në ndeshjen e fundit të Barcës këtë sezon me Villarreal./Lajmi.net/