Erëzat natyrale ndihmojnë në kontrollimin e dhimbjeve

Njeriu gjatë jetës pëson dhimbje të ndryshme dhe shumë nga ato nuk arrinë t’i përballojë. Për këtë arsye, studimet kanë treguar se erëzat janë shumë të rëndësishme.

Lifestyle

31/03/2014 19:08

Kokëdhimbja, dhimbja e shpinës, dhimbja e dhëmbëve apo dhembja e muskujve, janë lloje të dhimbjeve të cilat janë shumë të vështira për t’u përballuar.

Për të ndaluar këto dhimbje, ne zakonisht përdorim barna të ndryshme si paracetamol, ibuprofen, kafetin, mirëpo këto barna kanë edhe shumë efekte negative te trupi ynë.

Studiuesit ju këshillojnë që për të luftuar këto dhimbje, ju të përdorni erëza natyrale, të cilat kanë elemente shumë të rëndësishme në brendësi të tyre.

Shafrani i Indisë, shelgu i bardhë, xhenxhefili, rozmarina, menta, mustardi, speci i djegës janë disa erëza të cilat luftojnë shumë lehtë dhimbjet e ndryshme.

Këto erëza kanë një traditë të lartë dhe janë përdorur para mijëra viteve. Për këto janë folur edhe në disa libra të shenjtë.