Erëra të forta në kryeqytet, komuna fton qytetarët për kujdes
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sipas parashikimeve të motit, sot priten erëra të forta deri në 32 km/h. Andaj për sigurinë e qytetarëve, komuna ka bërë thirrje për kujdes. “Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme. Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë…

Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sipas parashikimeve të motit, sot priten erëra të forta deri në 32 km/h.
Andaj për sigurinë e qytetarëve, komuna ka bërë thirrje për kujdes.
“Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme. Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura. Të bëni kujdes gjatë qarkullimit”, ka thënë komuna përmes një postimi në rrjetin social Facebook.