Erëra të forta me reshje shiu dhe breshër, KEDS: Mund të shkaktojnë ndërprerje të rrymës, ekipet tona janë në terren

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, ka reaguar në lidhje me motin e keq që po mbretëron dje dhe sot në Kosovë. Ata kanë thënë se ky mot mund të ndikoj drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes dhe shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim me energji elektrike. “Erërat e forta, të shoqëruara me…

Lajme

21/07/2026 16:17

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, ka reaguar në lidhje me motin e keq që po mbretëron dje dhe sot në Kosovë.

Ata kanë thënë se ky mot mund të ndikoj drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes dhe shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim me energji elektrike.

“Erërat e forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes dhe të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim me energji elektrike.  Ekipet tona janë të pranishme në terren në numër të shtuar dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, të gatshme për intervenim të menjëhershëm dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit”, ka njoftuar KEDS. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: