Erëra të forta bëjnë që në disa rajone të mbesin pa energji elektrike, KEDS: Po punojmë ta rikthejmë furnizimin me energji

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se për shkak të erërave të forta, në disa rajone konsumatorër kanë mbetur pa energji elektrike. Siç njofton KEDS, si pasojë e këtyre erërave, të cilat, sipas parashikimeve, do të zgjasin edhe për disa orë, në disa lokacione janë shkaktuar edhe dëme në rrjetin elektrik…

Lajme

13/03/2025 13:10

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se për shkak të erërave të forta, në disa rajone konsumatorër kanë mbetur pa energji elektrike.

Siç njofton KEDS, si pasojë e këtyre erërave, të cilat, sipas parashikimeve, do të zgjasin edhe për disa orë, në disa lokacione janë shkaktuar edhe dëme në rrjetin elektrik shpërndarës, shkruan lajmi.net.

“Ekipet e KEDS-it kanë dalur në terren menjëherë dhe po punojnë në mënyrë intensive për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike për konsumatorët e afektuar, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, ka njoftuar KEDS. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë i KEDS-it: