Erdoganit s’i bën përshtypje reagimi i Gjermanisë, porosit prapë turqit që të mos e votojnë Merkelin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje sot turqve të Gjermanisë t’u japin një “shuplakë” partive të koalicionit qeverisës në Gjermani dhe të Gjelbërve në zgjedhjet e përgjthshme, duke përsëritur thirrjen që shkaktoi zemërimin e Berlinit.

Bota

20/08/2017 23:57

Erdogani u ka kërkuar edhe të premten turqve me nënshtetësi gjermane t’i “japin një mësim” Partisë Kristiandemokrate (CDU), Partisë Sociademokrate (SPD) dhe të Gjelbërve, të cilat, sipas tij, janë treguar “të parespektueshme” ndaj Turqisë, me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit.

Deklaratat e tij kishin shkaktuar zemërimin e qeverisë gjermane të koalicionit e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.

Gjatë një fjalimi të mbajtur sot përpara përkrahësve të tij në Stamboll, presidenti turk u kërkoi përsëri turqve të Gjermanisë të mos votonin për partitë “armike të Turqisë”, përcjell Atsh.

“Jini me ata që janë dashamirë të Turqisë. Pak rëndësi ka nëse janë parti të vogla, jepuani atyre votën. Atëherë ato do të bëhen të fuqishme”, deklaroi ai.

“Sipas mentimit tim, ata që sulmojnë Turqinë në këtë mënyrë meritojnë një shuplakë në këto zgjedhje”, theksoi Erdogan pa dhënë hollësi për cilat parti duhej të votonin.