Erdogan thotë se Perëndimi po nxitë islamofobi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi.
Bota
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një koference për media në Ankara, me rastin e takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
“Hipokrizia e Perëndimit është e thjeshtë për t’u parë”.
“Ne, si myslimanë, kurrë nuk kemi mbajtur anën e terrorizmit, kurrë nuk kemi mbajtur anën e masakrave. Ajo çfarë qëndron pas këtyre masakrave, është racizëm, gjuhë e urrejtjes, islamofobi”, ka thënë Erdogan.
Kryeministr i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një shënjestër e rregullt e kritikave të Erdoganit, është kritikuar po ashtu për pjesëmarrjen në një marshim të unitetit të Paris, më 11 janar.
“Unë pyes se çfarë bën ky person, i cili kryen terrorizëm shtetëror, duke masakruar 2,500 njerëz në Gaza”, ka thënë Erdogan.
Ai po ashtu ka thënë se sulmet në Francë, që kanë vrarë 17 persona, kanë qenë dështim i forcave franceze të sigurisë, sepse të dyshuarit kanë shërbyer së fundi dënime me burg, transmeton Radio Evropa e Lirë.