Erdogan pas shpalljes së fitores: Lus Allahun që këto zgjedhje të jenë në dobi të vendit
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zgjedhjeve të sotme parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në këtë vend, tha se: "Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë", raporton Anadolu Agency (AA).
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2018/06/thumbs_b_c_8d36024c65508ce126da2f95f497b249.jpg)
Bota
“Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve u bënë të ditura, populli im më besoi detyrën e presidentit”, theksoi presidenti Erdoğan.
Më tej, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, Erdoğan tha se, “Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”.