Erdogan ia uron Osmanit Ditën e Pavarësisë, rikonfirmon mbështetjen e Turqisë për Kosovën
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i ka dërguar letër urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Erdoğan ka riafirmuar mbështetja e vazhdueshme e Tuqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për avancimin e pozitës së saj…
Lajme
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i ka dërguar letër urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Erdoğan ka riafirmuar mbështetja e vazhdueshme e Tuqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, uron Presidenten Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Tuqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Në mesazhin e tij, Presidenti Erdoğan ka riafirmuar mbështetja e vazhdueshme e Tuqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Presidenti Erdoğan po ashtu thekson angazhimin e vendit të tij për paqe dhe stabilitet në rajon./lajmi.net/