Erdhën nga Afrika të punojnë në Kosovë, sportistet thonë se u lanë pa rroga e pa bukë

Kosova për disa qytetarë të vendit nuk është e mirë për të jetuar si shkak i përvojave jo të mira që i përjetojnë. Ndërsa ka nga ata edhe që vijnë nga shtete të jashtme, si ato afrikane dhe aziatike për të punuar dhe jetuar në Kosovë. Në lajmi.net, disa vajza afrikane janë ankuar se në…

Lajme

22/05/2024 14:13

Kosova për disa qytetarë të vendit nuk është e mirë për të jetuar si shkak i përvojave jo të mira që i përjetojnë. Ndërsa ka nga ata edhe që vijnë nga shtete të jashtme, si ato afrikane dhe aziatike për të punuar dhe jetuar në Kosovë.

Në lajmi.net, disa vajza afrikane janë ankuar se në një klub sportiv ku ato punojnë nuk i kanë marrë rrogat dhe kanë me muaj që kanë mbetur pa ushqim, që në këtë shekull është skandaloze të mos jetë e mundur të sigurohet buka, shkruan lajmi.net.

Ato ankesën e kanë bërë tek klubi, por që ata ende nuk ju kanë kthyer përgjigje sa i përket pagesës mujore që ato e marrin.

Qytetarët e Kosovës kanë çdo ditë probleme të tilla si mosmarrja e pagës me kohë, dhe vonesat e pagës e vështirësojnë jetesën që tashmë është edhe më e shtrenjtë siç ka qenë më përpara, kjo vjen si shkak i inflacionit.

Vajzat afrikane gjatë rrëfimit të tyre nuk kanë kërkuar shumë, vetëm pagesa e tyre të ekzekutohet. /Lajmi.net/

Video: