Era shkëlqen në ditëlindjen e motrës

Këngëtarja Era Istrefi është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

27/01/2018 11:41

Fama e Erës ka kaluar kufijt që nga koha kur publikoi këngën “Bon Bon”, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, këngëtarja ka festuar bashkë me familjarët ditëlindjen e motrës së saj, Nitës, pamje nga ditëlindja e së cilës publikoi vazhdimisht në rrjete sociale.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe ajo u shfaq me shumë stil, e veshur me pantallona të zi dhe një bluzë pink të shkurtër.

Imazhe nga ditëlindja e Nitës ka publikuar edhe Nora, e padyshim ashtu si motrat e saj edhe Nita dukej tejet atraktive. /Lajmi.net/

Sketchie

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on