Era Istrefi në jurinë e “The Voice of Albania”? (Foto)

Me sezonin e ri televiziv edhe zërat për formatet më të ndjekura si The Voice Of Albania në Top Channel kanë filluar.

ShowBiz

12/09/2016 17:59

Pasi ju kemi informuar më parë për pjesëmarrjen e mundshme të Eneda Tarifës si anëtare e jurisë në talent show-n më të ndjekur, një emër tjetër vjen në formën e një thashetheme.

Sipas Olti Currit, në fanpage-n e tij në Facebook, Era Istrefi mund të jetë anëtarja e re e jurisë së “The Voice Of Albania 6”.

Edhe pse ende nuk ka asnjë prenoncim nga ana e këngëtares apo stafit menaxherial të saj, nëse Era merrte pjesë në talent show, vërtet që do ta çonte këtë format në një nivel shumë më të lartë pse jo edhe me audiencë ndërkombëtare.

A do të jetë Era Istrefi pjesë e” The Voice Of Albania”? Le të presim për të marrë një përgjigje! /imalbania

era