Era Istrefi, lavdëron veten!

Këngëtarja ekstravagante vjen në një rrëfim për ‘’Paparazzi’’ pas lancimit të klipit ‘’Njo si ti’’

ShowBiz

13/05/2015 22:00

E re dhe shumë me stil, këngëtarja kosovare Era Istrefi duket se nuk i preferon shumë intervistat dhe për këtë fakt mundohet të qëndrojë larg mediave. Sapo ka lancuar klipin e ri ‘’Njo si ti’’, projekt ky i realizuar në Shqipëri. Në këtë bisedë të realizuar për suplementin tonë ajo tregon disa gjëra që nuk i kishim ditur për të.

Po rikthehesh me një projekt të ri, nga inspirimi dhe cfarë do na thuash më shumë rreth tij?
Është ky projekti i parë për këtë vit dhe shpresoj mos jetë i fundit pasi që kam punuar me shumë energji pozitive për të sjellë tek publiku dicka të re që ndoshta nuk e kanë parë akoma, një stil akoma më modern i përzier pak me ekstravagancë por jo të tepruar.

Kush është kujdesur për këngën klipin?
Zakonisht për tekstet deri më tani jam përkujdesur vetë, muzikën e ka realizuar BigBang që ka bërë një punë të mrekullueshme si dhe klipi që është xhiruar në disa vende të Shqipërisë, zgjedhje kjo e imja që të kem në kujtimet e karierës time në fillim nga mëma Shqipëri.

Dukesh e re por ekstravagante dhe me një stil ndryshe nga Nora dhe shumë këngëtare tjera, pse kjo zgjedhje?
Ndoshta për faktin se deri më tani nuk keni parë trende të tilla dhe dukem më ndryshe, qëllimi im është të sjellë dicka të re pa i vënë konkurencë askujt, thjeshtë një freski edhe për syrin e publikut si dhe për veshin e tyre që të dëgjojnë këngë të bukura.

Je përfolur shumë për gjëra të ndryshme si nga jeta private, pamja etj, pse ke vendosur të heshtësh?
Heshtja flet më shumë se fjala, pas kalit të mirë populli thotë se cohet pluhur (qesh), unë nuk do bëhem si dikush që të komentoj cdo gjë që shkruhet në media pasi që ato shkrime bëhen për ndonjë qëllim të caktuar andaj kam vendosur të heshtë deri në momentin që do kem dicka për të thënë.

Fiton Era nga muzika?
Jo, Era për momentin vetëm harxhon për shkak se puna e mirë kërkon investim si duhet, ndoshta në një të ardhme edhe do fitoj se asaj rruge ia kam nisur.

Cfarë pas këtij projekti?
Pas këtij projekti do ketë dhe shumë të tjerë, këngë të bukura bashkëpunime, klipe interesante si dhe projekte që mendoj t’i realizoj e janë në agjendën time.

Synon karierë jashtë kufijëve?
Për momentin jam fokusuar në tregun shqiptarë e të ardhmes nuk i dihet, ndoshta një moment ndryshon jetën!

Pajtoheni me atë se talentit i duhet dhe pamja?
Patjetër, po sot edhe sikur të kesh talent e mos kesh pamje nuk të sheh askush, femrat e kanë këtë privilegj.

Do bëhesh teze dhe lajmin e ke bërë publik ti e para?
I numëroj orët për ardhjen e saj, unë e kam bërë publik se jam gëzuar tej mase sa nuk mbaja dot veten nga emocionet.

Je e dashuruar, ekziston ndonjë mashkull në jetën tënde?
Jo akoma, e di që nuk do më besoni por unë ua thash, jam e fokusuar në karierë.