Era e fortë për pak sa nuk e rrotulloi kamionin (Video)

Në Durham të Anglisë, një kamion është anuar në 45 shkallë dhe ka lëvizur në dy rrotat anësore, si pasojë e erës së fortë.

Bota

05/02/2016 00:11

Ky moment i frikshëm është regjistruar nga një udhëtar që ndodhej në veturën prapa, me të parë kamionin që bënte lëvizje jo të duhura, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, shoferi ka bërë një manovër të shpejtë dhe e ka kthyer kamionin në gjendje normale.

 

YouTube player