Epopeja e UÇK-së, Kurti e Osmani marrin pjesë nesër në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së
Nga nesër (5 mars), fillon shënimi i 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. 5,6 dhe 7 marsi do të shënohen me aktivitete të ndryshme në nderim të këtyre ditëve të lavdishme të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në ora 12:00 do të marrin pjesë në ceremoninë e…

Lajme
Nga nesër (5 mars), fillon shënimi i 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
5,6 dhe 7 marsi do të shënohen me aktivitete të ndryshme në nderim të këtyre ditëve të lavdishme të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në ora 12:00 do të marrin pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së.
Kjo ceremoni do të mbahet tek kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë.
Nesër do të mbahet edhe mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/