“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, Dumani: SPAK ka kryer hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë

Kreu i SPAK, në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, deklaroi se “një pjesë e konsiderueshme e parave dhe aseteve të konfiskuara janë përftuar si rezultat i hetimit pasuror të zyrtarëve publikë të nivelit të lartë”. Dumani deklaroi se SPAK ka kryer hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë. “Një pjesë e…

Lajme

26/02/2025 12:06

Kreu i SPAK, në tryezën e organizuar nga Qendra për Studim dhe Demokraci, deklaroi se “një pjesë e konsiderueshme e parave dhe aseteve të konfiskuara janë përftuar si rezultat i hetimit pasuror të zyrtarëve publikë të nivelit të lartë”.

Dumani deklaroi se SPAK ka kryer hetime të guximshme ndaj zyrtarëve të lartë.

“Një pjesë e konsiderueshme e parave dhe aseteve të konfiskuara janë përftuar si rezultat i hetimit pasuror të zyrtarëve publikë të nivelit të lartë. Kur të shikoni raportin vjetor tonin është edhe një rast konkret që do të publikohet. Nga rreth 30 milionë euro të konfiskuara, një pjesë të mirë zënë pasuritë e konfiskuara ndaj subjekteve që i përkasin veprës penale të korrupsionit”, tha Dumani.

“Hetimi pasuror bëhet që krahas dënimit penal, të bëhet i mundur edhe privimi i autorit të veprës penale që të gëzojë pasurinë që dyshohet se është vënë në mënyrë të paligjshme. Unë kam nxjerrë edhe një udhëzim për hetimet pasurore e financiare. Hetimet janë të shumta dhe është një çështje që do kohë dhe kujdes”, shtoi kreu i SPAK-ut.