Enver Hoxhaj: Vendi ka lëvizur drejt anarkisë së plotë si shkak i Kurtit dhe Vetëvendosjes

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje që Vetëvendosje të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit dhe le të bëhet konstituimi i kuvendit,  pasi që formimi i Kuvendit dhe i Qeverisë janë dy procese të ndryshme. “Është koha e fundit që të bëhet kjo.Mjerisht ajo që se çfarë po shohim jo vetëm dje e…

Lajme

08/08/2026 12:57

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje që Vetëvendosje të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit dhe le të bëhet konstituimi i kuvendit,  pasi që formimi i Kuvendit dhe i Qeverisë janë dy procese të ndryshme.

“Është koha e fundit që të bëhet kjo.Mjerisht ajo që se çfarë po shohim jo vetëm dje e sot, por në këto ditët e fundit është se në këtë vend ka vetëm një periudhë të shkurtër nga ajo që është demokraci vetëm kur është gara zgjedhore, e më pas nuk ka më sistem demokraci sepse z.Kurti e ka pushtu institucionin.Pra ky vend s’ka Kuvend si institucion. Mendoj se Gjykata Kushtetuese është e qartë në formën e saktë që në aktvendimet e saj ka sqaru situatën e cila ka qenë deri mbrëmë që brenda 30 ditëve do të duhej të zgjidhej kryetari i Kuvendit e të konstituohet kuvendi”,deklaroi Hoxhaj, transmeton lajmi.net.

Ai tha se kjo betejë nuk është vetëm ligjore, por politike.

“Nuk mendoj se beteja është vetëm ligjore, por mbi të gjitha e natyrës politike, por qytetarët duhet ta dinë një gjë që ky vend ka lëvizur drejt një anarkie të plotë e totale e burimi i kësaj anarkie është Kurti dhe Vetëvendosje.Ne jemi betuar që të mbrojmë integritetin institucional e ky integritet është shuar mbrëmë në ora 12 të natës.Nuk do të lejojmë që ky vend të shuhet si demokraci nga një përpjekje autoritare.”./Lajmi.net/