Enver Hoxhaj bën homazhe në Gllogjan: Nderon Ismail Haradinaj dhe Luan Haradinaj si simbole të lirisë së Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot homazhe në Gllogjan, ku ka nderuar Ismail Haradinaj dhe Luan Haradinaj, duke i cilësuar si simbole të rezistencës dhe lirisë së Kosovës. Përmes një videoje të publikuar nga vendi i homazheve, Hoxhaj ka theksuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet një amanet për brezat e ardhshëm…

Lajme

06/05/2026 14:43

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot homazhe në Gllogjan, ku ka nderuar Ismail Haradinaj dhe Luan Haradinaj, duke i cilësuar si simbole të rezistencës dhe lirisë së Kosovës.

Përmes një videoje të publikuar nga vendi i homazheve, Hoxhaj ka theksuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet një amanet për brezat e ardhshëm që të mos harrohet çmimi i lirisë.

“Sot, në Gllogjan, nderuam me përulësi Ismail dhe Luan Haradinajn, dy emra që u bënë simbol i rezistencës dhe lirisë së Kosovës. Sakrifica e tyre mbetet amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Përkulje e përjetshme para sakrificës së tyre. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka publikuar edhe pamje nga homazhet pranë varreve të dëshmorëve në Gllogjan, ku janë bërë nderime në kujtim të tyre. /Lajmi.net/