Enver Hasani: Kosova mund të mos pyetet për Tribunalin
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, thotë se Tribunali për krimet e pretenduara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të krijohet pa u pyetur pala e Kosovës. Ai thotë se duhet t'i besojmë ndërkombëtarëve.
Lajme
Gjatë një emisioni televiziv, Kryetri i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Kosova ka mundësi të injorohet nga ndërkombëtarët, kur është fjala për Tribunalin e UÇK-së.
Duke përmendur ligjet ndërkombëtare, Hasani, tha se në raste të tilla, vendi mund edhe të mos pyetet për krijimin ose jo të tij dhe se nuk mund të vendosë për vendin apo ata që do të jenë pjesë e tij.
Ai tha se çështja e Tribunalit, mund të shihet në të kaluarën, që me akuzat e Dick Martit. Sipas tij, në atë kohë u dha drita e gjelbër për një Tribunal të tillë.
“Do të ishte luks për Kosovën që t’i ikën detyrimeve ndërkombëtare me mirëbesim siç janë bërë vite më parë”, tha ai, në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.
Ai tha se nëse partnerët ndërkombëtar besojnë se Tribunali, është rruga e duhur ne duhet t’i besojmë këtij procesi.
(KosovaPress)