Enrique: Xavi, mos u largo

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique dëshiron që mesfushori Xavi Hernandez, të mos largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

14/03/2015 13:56

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka kërkuar nga mesfushori Xavi Hernandez, të mos largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Xavi spekulohet se mund ta braktis gjigantin katalan gjatë verës. Por, Enrique ka konfirmuar dëshirën e tij që Xavi të mbetet në skuadër.

“E kam ftuar të mbetet me ne edhe për shumë vite, edhe pse ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij”, deklaroi Enrique për mediat spanjolle.

“Ai e ndihmon shumë ekipin nga çdo këndvështrim, edhe kur nuk luan 750 paraqitje janë të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se do të bëjë edhe shumë tjera me Barcelonën”, u shpreh ai.