Enrique: Suarez i gatshëm për finalet

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se sulmuesi i skuadrës së tij, Luis Enrique është i gatshëm për finalen e Copa del Rey dhe atë të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/05/2015 09:30

Luis Suarez do të jetë i gatshëm për finalen e Copa del Rey dhe atë të Ligës së Kampionëve, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Luis Enrique.

“Suarez nuk ishte i gatshëm 100% dhe ne nuk deshëm të rrezikonim me të”.

“Por, ai do të jetë gati për të dy finalet”, tha Enrique.