Enrique: Është shumë vështirë që të ndalet Pedro
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është shprehur shumë i lumtur me sulmuesin e skuadrës, Pedro Rodriguez duke thënë se ai është duke kaluar në formë të mirë dhe është shumë vështirë për tu ndalur.
Sport
Enrique ka përgëzuar Pedron, duke thënë se ai është rigjallëruar tashmë dhe është shumë vështirë për tu ndalur.
“Ai është top performues. Ai e kishte të vështirë të gjente golin në fillim të këtij sezoni”, tha Enrique pas takimit.
“Sidoqoftë, Pedro tani ka ardhur në një moment ku është shumë vështirë për tu ndalur”, përfundoi trajneri i skuadrës Blaugranase i cili është kritikuar kohëve të fundit.
Përndryshe, Pedro është duke kaluar në formë të shkëlqyer, pasi ka shënuar katër gola në dy takime.