Eni Koçi vjen sensuale në klipin e ri

Eni Koçi është emër i dashur për publikun.

ShowBiz

30/07/2018 19:21

Këngëtarja është goxha aktive me projekte të reja muzikore, të cilat priten mirë nga fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Eni ka bërë të ditur se kënga e saj më e re lansohet nesër, ndërsa titulli i saj është “Gabimet”.

Ajo nuk ka preferuar të zbulojë shumë detaje rreth këtij projekti, por ka publikuar imazhe përmes të cilave zbulon se si do të duket në klip, e që padyshim duket tejet joshëse.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Eni Koçi është “Edhe Sot”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip. /Lajmi.net/