“Ëndrra po bëhet realitet” – Driton Kuka reagon pas projektit të Qendrës Nacionale të Xhudos
Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pas projektit të Qendrës Nacionale të Xhudos. Ky reagim i Kukës erdhi jo shumë kohë pasi ministri i Sportit, Hajrullah Çeku publikoi projektin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, shkruan lajmi.net. Kuka ndër tjerash shkroi se “ëndrra po bëhet realitet” pas publikimit të këtij projekti. “Ëndrra…
Sport
Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pas projektit të Qendrës Nacionale të Xhudos.
Ky reagim i Kukës erdhi jo shumë kohë pasi ministri i Sportit, Hajrullah Çeku publikoi projektin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, shkruan lajmi.net.
Kuka ndër tjerash shkroi se “ëndrra po bëhet realitet” pas publikimit të këtij projekti.
“Ëndrra po bëhet realitet. Vendi ku farkohen medaljet e Arta Evropiane, Botërore e Olimpike po bëhet me kushtet më optimale për stërvitje elitare” – shkroi Kuka në Facebook./Lajmi.net/