Endrit Thaçi shkruan për vdekjen e gjyshit të tij: Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin

Djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi ka njoftuar për vdekjen e gjyshit të tij, Haxhi Thaçit. Endriti përmes një postimi ka shkruar se “baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin”, shkruan lajmi.net. “Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme. Prehu në paqe,…

Lajme

16/03/2025 23:21

Djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi ka njoftuar për vdekjen e gjyshit të tij, Haxhi Thaçit.

Endriti përmes një postimi ka shkruar se “baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin”, shkruan lajmi.net.

“Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme. Prehu në paqe, bac!”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë sot në QKUK ku po trajtohej për shkak të disa problemeve shëndetësore. Ai vdiq tri ditë pasi djali i tij, ish-presidenti Thaçi u lirua nga Haga për ta vizituar në spital.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka qëndruar afro 4 orë në spital nën sigurinë e shtuar të forcave policore. /Lajmi.net/