Endrit Nika ndryshon qasjen para trupit gjykues, tani thotë se më mirë kupton e flet në gjuhë gjermane

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Endrit Nikës, i cili akuzohet se hodhi nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë, të dashurën e tij argjentinase duke i shkaktuar vdekjen. Metë filluar kjo seancë, Nika ka deklaruar se ka vështirësi në të kuptuar dhe…

Lajme

15/12/2025 10:03

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Endrit Nikës, i cili akuzohet se hodhi nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë, të dashurën e tij argjentinase duke i shkaktuar vdekjen.

Metë filluar kjo seancë, Nika ka deklaruar se ka vështirësi në të kuptuar dhe në të folur të gjuhës shqipe, anipse krejt të kundërtën e kishte deklaruar që nga fillimi i rastit.

Edhe pse ai vetë pati thënë se flet mirë gjuhën shqipe dhe mund ta kuptojë, ai sot deklaroi se nuk e kupton aq mirë gjuhën shqipe dhe se më lehtë shprehet në gjuhë gjermane.

Në këtë seancë pritet të dëshmojë nëna e viktimës, Maria Magdalena, e cila do të paraqitet përmes një video-lidhjeje, për shkak të pamundësisë për të qenë fizikisht e pranishme në sallën e gjyqit./Lajmi.net/