Ende nuk ka debutuar, Ramos drejt largimit nga PSG
Mbrojtësi Sergio Ramos nënshkroi për PSG-në këtë afat veror, pasi nuk arriti marrëveshje për të rinovuar me Real Madridin.
Sport
Ramos që vlerësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në histori, verën e kaluar i skadoi kontrata me Realin, transmeton lajmi.net.
Spanjolli nënshkroi me PSG-në si agjent i lirë për dy vite kontratë, ku do këtë një garë të shëndetshme pranë Marquinhos dhe Presnel Kimpembe.
Sidoqoftë, shkaku i lëndimit, Ramos ende nuk ka bërë debutimin në fanellën e PSG-së.
Por, tani pyetja është nëse Ramos do luajë se paku një ndeshje në fanellën e PSG-së?
Sipas Todo Fichajes, inter Miami është duke punuar një marrëveshje që të transferojë Ramosin qysh këtë janar dhe PSG nuk do e ndalojë shitjen.
Paga e lartë ka ndikuar që PSG të jetë e zemëruar me Ramosin, që ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje.
Ndërkohë, kanë kaluar tre muaj që nga kalimi i Ramos te PSG dhe mediat thonë se do jetë gati pas ndeshjeve të Kombëtareve./Lajmi.net/