Kamioni u vetaksidentua dhe u dogj mbrëmë, por nuk u largua fare- kolona tejet të gjata në dalje të autostradës
Një kamion është vetaksidentuar mbrëmë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në Bresje. Pas aksidentit kamioni është përfshirë nga zjarri. Si shkak i këtij aksidenti për fat të mirë nuk pati të lënduar. Por pavarësisht disa orëve që kanë kaluar, kamioni nuk u largua nga vendi i ngjarjes. E si shkak i kësaj kolonat janë…

Lajme
Një kamion është vetaksidentuar mbrëmë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në Bresje.
Pas aksidentit kamioni është përfshirë nga zjarri.
Si shkak i këtij aksidenti për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Por pavarësisht disa orëve që kanë kaluar, kamioni nuk u largua nga vendi i ngjarjes. E si shkak i kësaj kolonat janë tejet të gjata gjatë gjithë kohës.
U tha se kjo pjesë do të ishte e bllokuar përkohësisht por duket se do të zgjasë pak më shumë pasi kolona nga veturat duket të jetë e madhe. /Lajmi.net/