Emre Can do duhet të zgjedh mes këtyre dy skuadrave

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich thuhet se kanë treguar interes të vonë për mesfushorin e Juventus, Emre Can.

Sport

18/08/2019 10:36

Pamundësia e Juve për të larguar Sami Khediran ose Blaise Matuidin ka nxitur spekulime se Emre Can mund të sakrifikohet.

Calciomercato.it shkon në më shumë detaje, duke shpjeguar se gjermani nuk është zgjedhja e parë për Maurizio Sarri dhe se trajneri i ri i ka dhënë dritën jeshile për largimin e tij, përcjell lajmi.net.

Tuttosport shkruan se Bayern dhe PSG kanë filluar kontaktet e para me lojtarin.

Të dy klubet ishin të lidhur me Emre Can përpara se ai të bashkohej me ‘Bianconeri’ në një transferim të lirë verën e kaluar.

Ai realizoi 37 paraqitje, katër gola, një asistim dhe një Scudetto të fituar sezonin e kaluar. /Lajmi.net/