Emrat më të këqij të fëmijëve në botë

Franca dhe Zelanda e Re janë një ndër vendet që i kanë të ndaluar me ligj disa emra për njerëz.

Lifestyle

16/10/2015 10:10

Një çift francez nuk janë lejuar që t’ia vendosin djalit të tij të porsalindur emrin ‘Princi William’, pasi një gjykatë tha se përdorimi i këtij emri mbretëror do të mund të çojë në një ngatërresë më vonë.

Gjykatat franceze kanë autoritet për të ndërhyrë në emërtimin e fëmijëve nëse ka nevojë, për ta mbrojtur kështu një fëmijë nga ‘tallja jetësore’ duke anuluar propozimin e prindërve për emër.

Fatkeqësisht për disa fëmijë, disa vende të tjera nuk e ushtrojnë të njëjtën fuqi, transmeton lajmi.net.

Kështu, këta janë emrat më të këqij që janë tentuar t’u vihen fëmijëve nëpër botë (disa edhe ua kanë lënë):

Frut Seksi (Sex Fruit) – një emër ky i refuzuar nga një gjykatë në Zelandë të Re. Emrat e tjerë duke përfshirë ‘Mafia’ dhe ‘Lucifer’ janë gjithashtu të ndaluar në këtë vend.

Ikea – Një britanike e emëroi vajzën e saj me këtë emër më 2006 për shkak të dyqanit suedez.

Nutella – Më herët këtë vit, një gjykatë franceze nuk e lejoi një çift që ta emëronin fëmijën e tyre sipas çokollatës së famshme.

Metallica – Një çift në Suedi u përballën me probleme kur tentuan që ta emëronin fëmijën e tyre sipas këtij bendi muzikor, transmeton lajmi.net.

Brfxxccxxmnpcccclllmmnprxvclmnckssqlbb11116 – I shqiptuar Albin, një çift nga Suedia tentuan që ta regjistrojnë fëmijën e tyre me këtë emër të papranuar.

Facebook – Çdokush që jeton në Meksiko e ka të ndaluar që ta emërojë fëmijën me këtë emër të rrjetit social.

Anus – Danimarka e ka shtuar këtë emër në listën e emrave të ndaluar për qytetarët e saj. (lajmi.net)