Emrat e disa prej demokratëve që mund ta zëvendësojnë Bidenin në garën zgjedhore kundër Trumpit
Performanca e dobët e Joe Biden në debatin e së enjtes shkaktoi panik mes demokratëve, të cilët tani po shqyrtojnë nëse mund ta zëvendësojnë presidentin 81-vjeçar me një kandidat më të fortë për të luftuar Donald Trumpin, ka shkruar “Financial Times”. Pretendentët për të zëvendësuar Biden fillojnë me zëvendëspresidenten e tij, Kamala Harris. Disa guvernatorë…
Bota
Performanca e dobët e Joe Biden në debatin e së enjtes shkaktoi panik mes demokratëve, të cilët tani po shqyrtojnë nëse mund ta zëvendësojnë presidentin 81-vjeçar me një kandidat më të fortë për të luftuar Donald Trumpin, ka shkruar “Financial Times”.
Pretendentët për të zëvendësuar Biden fillojnë me zëvendëspresidenten e tij, Kamala Harris. Disa guvernatorë demokratë, përfshirë Gavin Newsom të Kalifornisë dhe Gretchen Whitmer të Michiganit, janë gjithashtu në listat e aktivistëve — dhe kanë kultivuar një prani kombëtare në muajt e fundit, pavarësisht se mbështesin Bidenin.
Guvernatorët demokratë nga shtetet tradicionalisht republikane, si Andy Beshear i Kentakit dhe Roy Cooper i Karolinës së Veriut, janë kandidatë më të largët, po ashtu edhe sekretari i transportit Pete Buttigieg, sekretarja e tregtisë Gina Raimondo dhe senatori i Ohios, Sherrod Brown.
Në një artikull të “Financial Times”, përmendet emri i Kamala Harris si potenciale që të jetë kandiate për presidente. Ajo tash mban pozitën e zëvendëspresidentes. Harris menjëherë ka marrë mbështetjen e Joe Biden.
Po ashtu, përmdnet edhe emri i Gavin Newsom, Guvernatori i Kalifornisë.
Një tjetër emër i njohur është ai i Josh Shapiro, Guvernatori i Pensilvanisë.
Po ashtu, në artikull theksohet edhe emri i Gretchen Whitmer, Guvernatori i Miçiganit. Gjithashtu figuron edhe emri i JB Pritzker, Guvernatori i Illinois.