Emocionuese: Fotografia e Ergit me të ëmën e shoqëruar me një poezi nga i ati i të ndjerit (Foto)
Ndarja nga jeta në një moshë aq të re preki shumë zemra, ishin apo jo të afërmit e Ergi Dinit.
ShowBiz
Nëntori i vitit të kaluar ishte i trishtë për çdo njeri i cili merr frymë e ushqehet, sidomos për familjen tashmë të ndjerit i cili humbi jetën në një moshë të re me motorr, shkruan lajmi.net
Ergi, la zbazëti të madhe në skenë e në familjen e tij dhimbja sa vjen e shtohet ani pse muajt po ecin si rrufeja.
E sot me rastin e ditës së gruas ‘8 Mars’, ishte Dashamir Dini ai i cili shkriu një poezi dhe zgjodhi ta shpërndajë me një foto ku shihet djali i tij Ergi me nënën.
Ergi pas vetes la prindërit dhe dy motrat. /Lajmi.net/
Poezia mban titullin ‘Femër’ :
Ti je dhe ajr
je dhe magji
je aq reale
sa ç’je përrallë,
je fluturim
je dashuri
je vetëm engjëll
aspak djall.
Në fytyrën Tënde
ndrijnë njëmij diej
çdo natë lindin
njëmij ëndrra,
në shpirtin Tënd
ka njëmij qiej
ka dashuri
për njëmij zemra.
Në trupin Tënd
njëmije tërmete
dhe njēmij ngjyra
flejnë me Ty,
ke kaltersi
sa njëmij dete,
ke njēmij shira
lot,nē sy…
Ti nuk je luks
as thjeshtë një emër
je njëmij jetë
je njëmij fjalë,
Ti je e shenjtë
sa njëmij engjëj
je aq reale
sa ç’je përrallë.
Dashamir Dini