Emisarja britanike për Ballkanin Perëndimor takohet me përfaqësues të serbëve të Kosovës, inkurajoi ata të marrin pjesë në zgjedhje lokale
E dërguara e posaçme e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce është takuar sot me përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë. Në lidhje me këtë takim ka njoftuar ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, shkruan lajmi.net. Kjo ambasadë ka thënë se emisarja britanike ka nënvizuar mbështetjen për një Kosovë demokratike dhe…

Lajme
E dërguara e posaçme e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce është takuar sot me përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë.
Në lidhje me këtë takim ka njoftuar ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Kjo ambasadë ka thënë se emisarja britanike ka nënvizuar mbështetjen për një Kosovë demokratike dhe shumëetnike.
“E dërguara e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, u takua sot me përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës. Ajo nënvizoi mbështetjen për një Kosovë demokratike dhe shumëetnike. Ajo inkurajoi partitë politike serbe të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në tetor (1/2)”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
🇬🇧 Special Envoy to the Western Balkans Dame Karen Pierce today met representatives from the Kosovo-Serb community. She underlined 🇬🇧 support for a democratic, multi-ethnic Kosovo. She encouraged Kosovo-Serb political parties to participate in the local elections in October (1/2) pic.twitter.com/JWYlN1VfZx
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) July 15, 2025