Emisari Sorensen në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Pas takimit me presidenten Osmani, Sorensen pritet që të takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zv/kryeministrin Besnik Bislimi. Sorensen do të vizitojë Kosovën për të përgatitur vazhdimin e procesit të dialogut, në kuadër…

Lajme

17/03/2025 09:55

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Pas takimit me presidenten Osmani, Sorensen pritet që të takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

Sorensen do të vizitojë Kosovën për të përgatitur vazhdimin e procesit të dialogut, në kuadër të së cilit për muaj nuk ka pasur lëvizje.

Ndër temat e para që do të mund të diskutoheshin gjatë vizitës së tij është edhe zbatimi i Deklaratës për të Pagjeturit, për të cilën palët kishin rënë dakord por takimi i fundit në Bruksel në nivel të ekspertëve kishte dështuar që të zhvillohet por që të sjellë ndonjë rezultat.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e re për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë para disa javësh se gjatë këtij muaji do të shikojnë se si do të ecet përpara në procesin e dialogut, duke përmendur po ashtu edhe faktin se ka kritika ndaj formatit të deritashëm të këtij procesi.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Sorensen në Kosovë, pas marrjes së detyrës si emisari i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja./Lajmi.net/