Emisari francez, Troccaz: Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë shumë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Emisari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, ditën e djeshme është shprehur se Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë shumë për të normalizuar marrëdhëniet. Në pyetjen rreth dialogut ai ka thënë se Franca veçse është sponsorizuese e dialogut, mirëpo dy vendet nuk po bëjnë shumë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, marrëveshjes së Brukselit që…
Lajme
Emisari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, ditën e djeshme është shprehur se Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë shumë për të normalizuar marrëdhëniet.
Në pyetjen rreth dialogut ai ka thënë se Franca veçse është sponsorizuese e dialogut, mirëpo dy vendet nuk po bëjnë shumë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, marrëveshjes së Brukselit që ishte e vitit të kaluar.
Ai është shprehur se situata duhet të normalizohet dhe se Franca do të punojë me dy vendet për ta lehtësuar çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Duhet të normalizojmë situatën, ne punojmë me të dyja palët për të lehtësuar dialogun . Pikërisht për këtë Bashkimi Evropian ka të ashtuquajturën marrëveshje Bruksel-Ohër , e cila është një kornizë në të cilën dy palë, me ndihmën e BE-së, diskutojnë për tejkalimin e vështirësive”, shtoi ai.
Ndër të tjera, në Forumin e Sigurisë që u mbajt dje Troccaz tha se të dy palët duhet të kenë kujdes nga çdo masë e dëmshme e njëanshme
“Ne e dimë se cilat janë këto vështirësi. Prandaj, ajo që ne bëjmë thirrje është që të dyja palët të përmbahen nga çdo masë e dëmshme e njëanshme” tha ai.