Emir Sahiti e Leon Dajaku shënojnë në fitoren e Hajduk Splitit

Sulmuesit, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e Hajduk Splitit. Hajduk Splitit mposhti Goricasin me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit kroat. Hajduk Splitit morri epërsinë në minutën e 20-të, kur Leon Dajaku shënoi për rezultatin fillestar 1:0, shkruan lajmi.net. Sulmuesi me…

Sport

02/12/2023 21:44

Sulmuesit, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e Hajduk Splitit.

Hajduk Splitit mposhti Goricasin me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit kroat.

Hajduk Splitit morri epërsinë në minutën e 20-të, kur Leon Dajaku shënoi për rezultatin fillestar 1:0, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi asistoi për Mihael Zaper.

Fitoren e vulosi Emir Sahiti në minutën e 69-të.

Kjo njëherësh ishte paraqitja e 17-të e Sahitit për Hajduk Splitin, teksa ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime.

Derisa për Dajakun, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes ka shënuar tri gola në 14 paraqitje. /Lajmi.net/