Eminemi kërkon shkarkimin e Trumpit
Reperi Eminem përsëri ka folur për pakënaqësitë e tij me punën e presidentit amerikan Trump.
ShowBiz
Në intervistën e tij të fundit, Eminem ka thënë se ai shpreson që një ditë Trumpi të shkarkohet.
Kur është pyetur se çfarë pret nga viti 2018, reperi u shpreh se pritshmëritë e tij janë të vogla. Komentet e tij vijnë disa ditë pas publikimit të albumit më të ri “Revival”.
Eminem, i njohur për tekstet e tij kritike ndaj ngjarjeve në botë, ka thënë se Trumpi “ia vlon gjakun”.
“Nuk mund t’i shikoj lajmet më, ngase filloj të stresohem. Edhe unë dua që vendi im të jetë më i miri, por kjo s’mund të bëhet me Trumpin lider” tha 45-vjeçari.
Kur është pyetur nëse ai dhe republikani kanë ndonjë ngjashmëri, Eminem tha se dallimet janë shumë më të mëdha se ngjashmëritë.