Eminem bëhet mentor i Bieber?

Duket se Eminem është mjaft i preokupuar për Justin Bieber, i cili së fundmi akuzohet për përdorim të substancave narkotike dhe për shqetësim të të afërmve të shtëpisë. Vetë Eminem, gjatë karrierës së tij ka pasur rënie dhe ngritje dhe në fund e ka mposhtur varësinë nga droga. Për këtë motiv, ai duket njeriu i…

ShowBiz

18/12/2013 10:00

Duket se Eminem është mjaft i preokupuar për Justin Bieber, i cili së fundmi akuzohet për përdorim të substancave narkotike dhe për shqetësim të të afërmve të shtëpisë. Vetë Eminem, gjatë karrierës së tij ka pasur rënie dhe ngritje dhe në fund e ka mposhtur varësinë nga droga.

Për këtë motiv, ai duket njeriu i duhur për ta mbështetur 19 vjeçarin kanadez. “Eminem shpreson se mund të bëjë diçka për Justin”, ka shpjeguar një burim brenda tabloidit britanik ‘The Sun’.

“Është i preokupuar se, nëse vazhdon kështu, mund të përfundojë me probleme serioze. Dëshirën t’i flasë dhe ta bind që të shkojë në terapi apo të mbështetet tek një terapist, për ta menaxhuar stresin e fituar nga fama, në mënyrë pozitive. Së fundmi, të gjithë mendojnë se Justin është një bombë në një orë, e gatshme për të eksploduar”, vazhdon burimi.

Në fund, Eminem shpreson që Bieber të pranojë t’i kalojë pushimet e fundvitit në vendqëndrimin e tij në Detroit të Michiganit. Nëse i riu do ta pranonte ndihmën nga 41 vjeçari, miqësia e tyre mund të shndërrohej në një raport profesional.

“Eminem do ta merrte në konsideratë idenë për të shkuar në studio dhe për ta regjistruar një këngë me Justin, nëse ai do të bënte diçka për ta rimarrë veten. Kjo për Justin do të ishte një ëndërr që do të bëhej realitet”, përfundoi ky burim.