Emina Çunmulaj në ekran 15 metërsh në Las Vegas

Reklama e Aria Resort, me modelen Emina Çunmulaj, cila është xhiruar para disa muajve tani po shfaqet edhe në televizione super të mëdha, siç është ai në Las Vegas, i cili cilësohet si ekrani më i madh atje. Është vetë Emina që ka treguar në faqen në Facebook dhe është ndier shumë e ngazëllyer. E…

ShowBiz

14/03/2014 09:42

Reklama e Aria Resort, me modelen Emina Çunmulaj, cila është xhiruar para disa muajve tani po shfaqet edhe në televizione super të mëdha, siç është ai në Las Vegas, i cili cilësohet si ekrani më i madh atje.

Është vetë Emina që ka treguar në faqen në Facebook dhe është ndier shumë e ngazëllyer.

E si mos të jetë kur ajo po arrin të gjitha sukseset e një modeleje të famshme dhe shumë të kërkuar, për sfilata, reklama dhe ballina të revistave shumë prestigjioze.