Emily Ratajkowski “luftë” virtuale me gazetarin amerikan
Modelja Emily Ratajkowski së fundmi u përfshi në një “luftë” virtuale me gazetarin amerikan, Piers Morgan. Sipas Piers, një femër me natyrë kaq seksuale sa Emily konsiderohet si një qenie e brishtë dhe për këtë arsye nuk mund të merret seriozisht.
ShowBiz
“Nuk e di se çfarë është ajo. Është një femër tërheqëse, por me kokën bosh, e njohur në të gjithë botën. Ajo ka postuar diçka në Instagram rreth asaj sesi mënyra që ajo shfaqet është fuqizimin për feministët.
Pash Zotin, vish disa rroba dhe gjej një punë të hajrit”, tha gazetari drejtuar modeles. Një feministe si modelja e famshme menjëherë i është kundërpërgjigjur këtij komenti duke mbrojtur veten dhe të gjitha femrat që ndihen të kërcënuara nga komentet seksiste të meshkujve. Ajo ka treguar se një femër e përfaqëson veten në shumë mënyra dhe një ndër to është të qenit natyrë seksuale, për këtë arsye femrat kanë më shumë vëmendje se seksi i kundërt. “Një femër ka lirshmërinë të ketë natyrë seksuale por nuk mendoj se kanë vetëm kaq për të ofruar.
Unë e përfaqësoj veten në mënyra të ndryshme, një moment sillem si adoleshente rreth miqve të mi dhe një moment tjetër ndihem seksi dhe e shfaq hapur. Kjo nuk do të thotë që unë nuk kam karakter”, thotë Emily. Ëngjëlli i Victoria Secret e mbylli debatin e gjatë duke shtuar se femrat rriten për të pasur një profil të ulët dhe kjo u jep fuqi meshkujve. Mund të jesh seksi, me sens të hollë humori, çapkëne, por kjo nuk do të thotë që nuk ke norma dhe ideale. Ajo inkurajon të gjitha femrat ta shprehin veten ashtu siç dëshirojnë./lapsi