Emily promovon linjën e re të bikinive përmes fotove provokuese
Emily Ratajkowski i reklamon vet produktet e markës së saj.

ShowBiz
Emily Ratajkowski ka pozuar sërish me rroba-banjo, duke promovuar linjën e re të tyre, shkruan lajmi.net.
28-vjeçarja shfaqi sërish figurën trupore, teksa reklamoi bikinit e reja, ndërsa kishte vendosur vetëm pak grim në fytyrë.
Modelja pranoi komente të shumta në këto imazhe, ndërsa sa i përket linjës së bikinive, u komplimentua për to.
Ratajkowski shpeshherë publikon imazhe provokuese në rrjete sociale, madje në disa raste pozon lakuriq.
Ajo po qëndron e izoluar në shtëpi bashkë me partnerin, ndërsa të shpeshta janë edhe këshillat që i jep për fansat sidomos për produkte të lëkurës. /Lajmi.net/